Sporti

Milan përgatisin ofertën e parë për Chelsea – duan kartonin e Ziyech

07/03/2022 22:54
nga:E K

Milan ka përgatitur ofertën e parë për skuadrën e Chelsea.

‘Rossoneri’ janë një nga skuadrat më aktive në merkato, kur vjen puna për interesim rreth lojtarëve.

Lojtari i radhës për të cilin interesohet Milani është anëtari i Chelsea, Hakim Ziyech.

“Kuqezinjtë’ kanë përgatitur tashmë një ofertë dhe janë gati të bëjnë hapjen e negociatave me ‘Blutë’.

Sipas mediave italiane, Milan janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e marokenit.

Thuhet se Milan duan ta marrin lojtarin në formë huazimi me obligim për blerje për rreth 25 milionë euro.

Chelsea e vlerëson lojtarin me 30 milionë euro, por me negociata pritet të zbehet distanca prej 5 milionë eurove mes klubeve.