Sporti

Pasi dështuan në blerjen e Milanit, Investcorp synon blerjen e Interit

07/03/2022 20:24
nga:E K

Inter mund të bëhet me pronarë të rinj.

Kompania Investcorp e cila fillimisht synoi blerjen e rivalit e Milanit tani i ka vënë syrin skuadrës tjetër nga qyteti i Milan, Interit, shkruan GazetaBlic Sport.

Inverstcorp dështuan në objektivin e tyre paraprak, kurse tani kanë kthyer interesimin e tyre nga Inter.

Inter ka vështirësi të mëdha ekonomike kohëve të fundit që nga periudha e pandemisë me COVID-19 që mund ta bëjë kompaninë kineze, Suning Holdings Group që ka në pronësi “Nerazzurët” ta shesin klubin italian.

/GazetaBlic Sport/