Vlora Çitaku ka reaguar pas rastit të sulmit ndaj Policisë, ky dyshohet të jetë i përfshirë Nuredin Lushtaku, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se për të duhet të jetë turp që ta sulmojë policinë.
Ajo ka thënë se shpreson që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Postimi i saj i plotë:
Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.
Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë.
Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë.


