Sporti

Klopp për transferimin e ri të Liverpoolit: I lumtur me Carvalho, çfarë super talenti

07/03/2022 13:37
nga:L J

Me transferimin zyrtar të Fabio Carvalhos, Liverpool publikoi edhe deklaratën e trajnerit Jurgen Klopp për portugezin.

“Është fantastike që më në fund mund ta mirëpres Fabion dhe ta prezantojmë siç duhet me fansat tanë. Çfarë talenti. Ai është i sigurt dhe aventurier me topin në këmbë, një lojtar i gjithanshëm, një kërcënim në sulm falë krijimtarisë së tij”, ka thënë Klopp, në një deklaratë për faqen e Liverpool-it.

Ndër komplimentet, trajneri gjerman i la disa këshilla Fabio Carvalhos:

“Ai pati një sezon të mrekullueshëm në Fulham vitin e kaluar. Ai po bën një hap përpara, ne e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë dhe kështu mezi prisnim ta nënshkruanim. Këtu ai ka mjedisin e përsosur për të mësuar dhe për të evoluar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport