Lajme

Deputetët shkojnë në pauzë, mblidhet Kryesia e Kuvendit

07/01/2022 13:21
nga:N M

Me debate të shumta mes pozitës e opozitës është përcjell seanca e sotme e Kuvendit.

Pas dështimit për votimit e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, deputetët kanë shkuar në pushim.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tani do të mbahet mbledhja e Kryesisë, teksa punimet e seancës do të vazhdojnë në orën 14:30.

Opozita nuk e bëri kuorumin për Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, megjithatë, u votuan në lexim të dytë amendamentet e këtij Projektligji.

Këtë vit Kosova aplikon për anëtarësim në BE – Çekia në krye të Këshillit të BE-së, i jep prioritet liberalizimit