Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ka folur për të ardhmen e bashkëkombasit e tij Cristiano Ronaldo te Manchester United.
Është folur shumë për Ronaldon nëse ai do të vazhdojë të luajë për Djajtë e Kuq, por Bruno Fernandes beson se sulmuesi do të vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.
“Po pres ta takoj të hënën për të stërvitur. Nuk pres asgjë tjetër. Me sa dini, nuk ka asgjë më shumë se kaq. Të gjithë kujdesen për të ardhmen e tyre, por nuk besoj se klubi është i gatshëm të humbasë një lojtar cilësor si Cristiano”.
E ardhmja e Ronaldos u vu në pikëpyetje kohëve të fundit sidomos me ardhjen e trajnerit, Erik ten Hag.
/GazetaBlic Sport/


