Sporti

Ismet Caka largohet nga Vushrria, mbetet lojtar i lirë – futbollisti ka oferta në tavolinë dhe do të vendos shpejtë për të ardhmen

06/30/2022 19:36
nga:L J

Ismet Caka, futbollisti i njohur kosovar ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Vushtrrisë.

Caka ishte një nga lojtarët kyç të Vushtrrisë edicionin e kaluar – ku e ndihmoi skuadrën të arrijë finalen e barazhit për inkuadrim në Superligë, megjithatë nuk ia dolën pas humbjes nga Malisheva, shkruan GazetaBlic Sport.

Ismet Caka ka potencuar për ‘GazetaBlic Sport’ se i ka skaduar kontrata me klubin e Vushtrrisë.

“Në qershor më ka perfunduar kontrata me klubin e Vushtrrisë”, tha fillimisht Ismet Caka.

Ai më pas tha se ka disa oferta dhe së shpejti do të vendosë për të ardhmen.

“Kam pas nevojë për pushim dhe gjatë kesaj kohe nuk kam biseduar me ekipe tjera, mirëpo tani më ka përfunduar kontrata dhe do i shqyrtojë ofertat që i kam dhe do të vendosi se cila është më e mira për të ardhmen time”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport