Më në fund vjen një lajm i mirë për tifozët e Milanit.
Dy drejtorët e ekipit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë rinovuar kontratat me ekipin kuqezi, përcjell GazetaBlic Sport.
Calciomercato.com raporton se Paolo Maldini ka pranuar dhe nënshkruar propozimin e fundit për kontratë nga Milani, vetëm në pritje të njoftimit.
E njëjta gjë vlen edhe për Frederic Massara.
/GazetaBlic Sport


