Lajme

Macron: Lufta e Ukrainës është edhe e NATO-s

06/30/2022 14:50
nga:Astrit Gashi

Në një deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron tha se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet, shkruan BBC.

“Lufta e Ukrainës është lufta e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk dëshiron të spekulojë se për sa kohë Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje.

Ai i quajti “qesharake” komentet e Putinit për imperializmin e NATO-s, duke shtuar se askush nuk mund të thotë se çfarë do ta bënte presidentin rus t’i jepte fund luftës në Ukrainë. /abcnews.al