Sporti

Zyrtare: Juventusi konfirmon largimin e 3 futbollistëve

06/30/2022 11:16
nga:Mergim Rreci

Juventusi ka konfirmuar largimin e Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Alvaro Morata përmes faqes së tyre zyrtare.

Sot është dita e fundit e kontratave të tyre në Allianz Stadium, edhe pse ata do të largohen nga klubi për arsye të ndryshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshjet e Dybala dhe Bernardeschi në Torino skadojnë sot, ndërsa Morata largohet në fund të një huazimi dyvjeçar. Ai kthehet në Atletico Madrid, ku kontrata e tij skadon verën e ardhshme. Juventus kishte një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro, por vendosi të mos e aktivizonte atë.

Nga ana tjetër, Dybala është në dispozicion si lojtar i lirë, por ende nuk ka gjetur një klub të ri. Interi ka qenë në bisedime me përfaqësuesin e tij, por negociatat janë pezulluar pas rikthimit të Romelu Lukakut.