Lajme

Vulin: Kurti po provokon konflikt

06/30/2022 09:21
nga:Astrit Gashi

Sipas ministrit të Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, është “duke u provokuar” konflikt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deklarata e Vulinit erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për reciprocitet me targa.E ka dhënë afat se nëse nuk zbatohet marrëveshja për targat deri më 30 shtator, atëherë makinat do të konfiskohen.Në bazë të Vulinit respektimi i ligjit “është provokim”, e për këtë nuk e lë fajtor vetëm Kosovën, por edhe vendet e Quintit, raporton Tanjug.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqen, por e gjithë përgjegjësia për provokimin e konfliktit është e Kurtit dhe Quintit”, ka thënë Vulin.