Ngjarjet 30 qershor 2022:
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Ushqim me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditës është debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale; shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit; i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Oda Amerikane, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizon ngjarjen “Digjitalizimi i Administratës Tatimore të Kosovës: Diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet ceremonia hapëse e bibliotekës shkollore, në kuadër të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”. Merr pjesë dhe Hristo Gudjev, ambasador i Bullgarisë në Kosovë. Me këtë rast, do të organizohet edhe një diskutim joformal me temën “Libri, edukimi dhe mendimi kritik”. (ShFMU “Afrim Gashi”, Hajvali, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)
Mbahet ceremonia hapëse e bibliotekës shkollore, në kuadër të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”. Me këtë rast, do të organizohet edhe një diskutim joformal me temën “Libri, edukimi dhe mendimi kritik”. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan, ora 14:00)
Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, të enjten, më 30 qershor, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore, ora 14:00 – 16:00.
14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.
Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec.
14:00- 17:00
Nesër organizohet ceremonia përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha, sipas kësaj agjende:
14:00-15:00 homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës
15:00-16:00 Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e Prishtinës (Arbëri).


