Lajme

Mbahet seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

06/30/2022 07:08
nga:G B

Sot nga ora 10 do të mbahet seanca e Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,

4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.