Lajme

Arrestohet 33-vjeçari, e rrah gruan në Shtime

06/29/2022 21:24
nga:Q R

J.M, 33-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet E.M, 33-vjeçare.

Sipas komunikatës së Policisë, gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor nê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.