Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim u.d Kryeprokurorin e shtetit, Besim Kelmendi, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua lidhur me reformën në drejtësi, pas opinionit të Komisionit të Venecias.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministrja e Drejtësisë priti në takim U.D Kryeprokurorin e shtetit
Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim U.D Kryeprokurorin e shtetit, Besim Kelmendi.
Në këtë takim diskutuan lidhur me reformën në drejtësi, shprehën mendimet e tyre pas opinionit të Komisionit të Venecias dhe u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe takimeve edhe në të ardhmen.


