Lajme

“Tre muaj falë”, Përparim Rama – gastronomëve: Aplikoni për leje shfrytëzimi

06/29/2022 11:32
nga:N M

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se në tre muajt e kaluar gastronomët ishin të liruar nga pagesa për shfrytëzimin e hapësirave publik të komunës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre, gastronomët nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë hapësirat publike duhet të aplikojnë për leje në drejtorinë e shërbimeve publike.

Njoftimi i plotë:

Me vendim të Kryetarit, z. Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).
U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Dalin fotografitë nga takimi i Krasniqit me Kurtin, e pranishme edhe Albulena Haxhiu