Anësori argjentinas, Angel Di Maria mund të nënshkruajë kontratë me Juventusin sot, raportojnë mediat italiane.
Pas javësh shqyrtimi të ofertave nga Juventusi dhe Barcelona, negociatat janë përshpejtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit dhe detajet e kontratës tani janë duke u punuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Di Maria transferohet në Juve si lojtar i lirë dhe duhet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7.5 milionë euro.
Aktualisht ai ndodhet me pushime në Spanjë dhe nuk përjashtohet mundësia që tashmë t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në fshehtësi.


