Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, MSh-ja me apel

06/29/2022 11:04
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë thirrje që pas rritjes së numrit të rasteve me COVID 19, kushdo që nuk është i vaksinuar ta bëjë atë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre rritja e rasteve po ndodh në vendet e rajonit, por edhe në Kosovë.

Thirrja e plotë:

Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese.
Përmes sigurimit të dozave të mjaftueshme të vaksinës kundër Covid-19 dhe qasjes së lehtë, vaksinimi sot është një proces i lehtë dhe i mundur në njësitë e vaksinimit (KPSH) në çdo komunë të Kosovës.
Mbroje shëndetin tuaj-Vaksinohu!

Hekuran Murati ka një lajm për diasporën, ka të bëjë me koston e policës kufitare