Edhe Vesa Gjinaj ka mbyllur garimin në garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Ilay Yoruk 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport.
Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.
Tashmë Gjinaj nuk ka më gara në këtë kompeticion.
/GazetaBlic Sport


