Lajme

Bie në greminë turisti në Malin e Çikës

06/28/2022 11:56
nga:G B

Një vit ‘ters’ për turistët në Shqipëri.

Sot një turist ka rënë në greminë në Malin e Çikës dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Ai ishte bashkë me një grup turisitësh të tjerë kur ra në greminë.

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Drejt vendngjarjes janë nisur policia dhe një grup shpëtimi.