Lajme

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

06/28/2022 09:55
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSH ka rikujtuar se ditë më parë ka aprovuar parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.

Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

#MSh

#IKSHPK

#UNICEF

#USAID