Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati lidhur me pensionistët, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai po i detyron sërish pensionistët të paraqiten në zyret e shtetit, për të treguar se janë gjallë, derisa ende nuk po mund ta digjitalizojnë një shërbim elementar, e tërë ditën e kanë gojën plot inovacion e teknologji.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjes të gjithëve, përveç ministrit Hekuran Murati që i ka detyru pensionistët përsëri me u paraqitë nëpër zyre të shtetit me tregu që janë gjallë!!!
Gjith’ ditën gojën plot inovacion e teknologji, e nuk po mujnë me digjitalizu një shërbim elementar.