Lajme

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

06/28/2022 07:11
nga:G B

Valë e nxehtësisë në ditët e fundit të qershorit.

Kryesisht me diell e temperatura maksimale edhe deri në 35C, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:

28.06 – Kryesisht me diell dhe nxetë. Pasdite zhvillime të vransirave, që përreth viseve malore, mund të japin kushte për rrebeshe afatshkurta me bubullima.

29.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.

30.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.  Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

1.07 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell.  Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat në rritje.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C.

Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.