Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

06/28/2022 07:06
nga:G B

Ngjarjet e datës 28 qershor:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), prezanton raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 9:45)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton disa Projektligje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Instituti Riinvest organizon punëtorinë e parë në kuadër të lansimit të projektit POLTIKA QË JAPIN PËRGJIGJE, me titull:“Mbështetje për avancimin e politikave të hulumtimit dhe inovacionit në shtetet e Ballkanit perëndimor” (Villa Gërmia, ora 10:00)

Pronarët e autobusëve me autobusët e tyre dhe së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të mos krijimit të kushteve për punë gjegjësisht pengesa nga “Kombit ilegal”. (Para Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve në bashkëpunim më Expocity Albania dhe qeveria e Shqipërisë, mbajnë panairin: “Energy Expo & Forum, June 28-29 2022”. (Expo City Albania, pranë “CITY PARK”, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,Rozeta Hajdari, raporton në Komisionim për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me investimet strategjike në vend. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 12:00)