Sporti

Nesër zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles, ky është orari

06/27/2022 22:46
nga:L J

“Bad News Eagles” kanë arritur fitore ndaj ekipit rus, “forZe” në çerekfinalen e REPUBLEAGUE.

Ekipi shqiptar, bNE ka mposhtur forZe me rezultatin e përgjithshëm 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Bad News Eagles me fitoren e sotme ka siguruar gjysmëfinalen e REPUBLEAGUE.

Ata nesër do të luajnë takimin gjysmëfinal ndaj ekipit suedez, fnatic.

Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport