Lajme

Pamje prekëse, momenti kur vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat në Kiev, babai humbi jetën nga sulmet ruse

06/26/2022 14:06
nga:G B

Një vogëlushe 7-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e sulmeve ruse mbi Kiev, që u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga sulmet ka humbur jetën një person, ka bërë me dije ish-zëdhënësja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Iuliia Mendel. Ndërkohë, politikania ukrainase, Lesia Vasylenko, ka njoftuar se viktima është babai i vajzës 7 vjeçe, e cila është lënduar në këtë sulm.

 


Vasylenko ka shtuar se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë, ku pas shkrepjes së tetë raketave mbi ndërtesat kolektive filloi të ndodhë shembja e tyre.