Këto janë ngjarjet e ditës, që do ta shoqërojnë vendin tonë sot.
10:00
Mbahet konferenca përmbyllëse me pjesëmarrësit e Klubeve të Vullnetarizmit Edukativ, projekt i realizuar nga “Toka”, me financimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. (Pylli i Arinjve te Liqeni i Badocit)
11:00
Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)
12:30
Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Viti organizojnë konferencë për medie lidhur me ngecjen e projekteve, si pasojë e mosbashkëpunimit ndërmjet Komunës, deputetëve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. (Përballë Shtëpisë së Kulturës, Viti)


