Lajme

Biden bën gafën e radhës

06/24/2022 17:15
nga:Astrit Gashi

Presidenti amerikan, Joe Biden, aksidentalisht i ka zbuluar kartat udhëzuese nga të cilat i merr instruksionet se çfarë të bëjë në takime.

Kjo gjë i ndodhi gjatë një takimi të enjten në Shtëpinë e Bardhë, duke ia dhënë mundësinë publikut për të parë se çfarë lexon presidenti në ato karta.

Biden bëri një adresim para guvernatorëve të shteteve, me ç’rast edhe mediat e pranishme shkrepën fotografitë përmes së cilave shihej se çfarë shkruhej në kartën e të parit të Amerikës:

“JU futeni në Dhomën e Ruzveltit dhe u thoni përshëndetje pjesëmarrësve”

“JU uleni në ulësen tuaj”.

“Futet shtypi”.

“JU i jepni komentet e shkurtra…[kjo nuk shihej mirë shkaku i gishtit të Bidenit që e kishte mbuluar pjesën tjetër të instruksionit]”.

“Shtypi largohet”.

“JU e pyesni Liz Shulerin, Presidenten, AFL-CIO. Shënim: Liz do të na bashkohet virtualisht”.

“JU i falënderoni pjesëmarrësit”.

“JU dilni”.