Sulmuesi Mevlan Zeka është transferuar te Gjilani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Marrëveshja e nënshkruar nga gjakovari është dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Zeka transferohet te gjilanasit pas fitimit të titullit kampion me Ballkanin.
Siç thuhej në njoftimin për medie të klubit suharekas, lojtari nuk ishte i kënaqur me minutazhën e ofruar dhe për këtë dëshiroi të ndërrojë ambient.


