Lajme

“Zëri i podrumeve politike”, Vela reagon ndaj Mustafës: Po të kishte fytyrë, do tu kërkonte falje qytetarëve për dëmin ndaj vendit

06/23/2022 21:24
nga:G B

Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj ish kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se presidentja Osmani është fajtore për mos liberalizim të vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, ai e ka quajtur Mustafën zëri i podrumeve politike, derisa ka thënë se ai nuk e duron faktin se Presidentja Osmani është zëri i qytetarëve kur kërkon mbështetje për viza.

Ai ka thënë se Mustafa s’ka pasur kurrë guxim ta luftojë krimin e korrupsionin, duke shtuar se nëse Mustafa do të kishte fytyrë e që sipas tij nuk ka, do të duhej tu kërkonte falje qytetarëve për dëmin që i ka bërë vendit.

Vela ka theksuar se janë të hapur ndaj debatit e kritikës por që s’mund të qëndrojnë indiferent ndaj baltosjes së punës së tyre.

Postimi i tij i plotë:

Zeri i podrumeve politike, Isa Mustafa, nuk e perballon dot faktin se Presidentja Osmani eshte zeri i qytetareve kur kerkon qe shtetet anetare te BE te marrin vendime ne linje me mbeshtetjen deklarative te shprehur sot ne Bruksel per liberalizim te vizave per qytetaret tane.

I pensionuar nga politika pas denimit nga qytetaret me vote, ai s’ka kredibilitet te mbaj leksione. Ai kurre s’ka pasur guximin te luftoj krimin e korrupsionin. Perkundrazi, ishte kthyer ne sherbetor politik vetem e vetem qe te mbes ne pushtet – qofte edhe nje dite me shume.

Andaj, sikur te kishte fytyre shoku Isa Mustafa, sic po shprehet ai (e qe nuk ka), do t’i kerkonte falje qytetareve te Kosoves per demin e pariparueshem qe i ka bere vendit, si vasal i papermiresueshem dhe sherbetor i degjueshem i kapjes se shtetit dhe korrupsionit ne vend.

Do te duhet shume mund e kohe per t’i riparuar demet e shokut Ise e shpures se tij politike. Por, kthim prapa s’ka, perkunder zhurmes ne prapavije te ca pensionisteve politik. Te hapur ndaj debatit e kritikes, por s’mund te qendrojme indiferent ndaj baltosjes se punes tone.