Demush Shasha nga Instituti Epik, ka thënë se ata që sot janë zhgënjyer për vizat, kanë pasur pritje të gabuara, pasi nuk është pritur vendim për liberalizim të vizave por maksimumi shprehja e një vullneti politik, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lajm i mirë që është shumë vende kanë shprehur përkrahje dhe tani vëmendja duhet të vendoset në intensifikimin e reformave dhe dialogut me vendet anëtare dhe institucionet e BE-së, për liberalizim në fund të vitit.
Postimi i tij i plotë:
Ata që janë zhgënjyer sot i kanë pasur pritjet e gabume. Sot nuk është pritur asnjë vendim për liberalizimin e vizave, por maksimumi shprehja e një vullneti politik për liberalizimin e vizave. Lajm i mirë është se një numër i madh i vendeve kanë shprehur përkrahje për liberalizimin e vizave. Pamë po ashtu që edhe vendet skeptike kanë lëvizur pakëz nga pozicioni i tyre skeptik. Tani e gjithë vëmendja duhet të vendoset në intensifikimin e reformave dhe dialogut me vendet anëtare dhe institucionet e BE-së në mënyrë që të kemi një vendimmarrje pozitive për liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti. Dhjetori vjen shumë shpejt.


