Drejtori i Monzas, Adriano Galliani është duke negociuar transferimin e Andrea Pinamontit me Interin dhe bëri shaka me gazetarët para takimit të sotëm: “Nuk më lejojnë të hyj sepse jam milanist”.
Ish-drejtori i Milanit u pa në selinë e Interit dhe një takim me Nerazzurrët po zhvillohet. Sulmuesi i tyre Andrea Pinamonti është një nga objektivat e tyre për të forcuar sulmin, por Monza është gjithashtu e interesuar për të huazuarin e Real Madridit, Borja Mayoral dhe Galliani besohet se ka folur tashmë me skuadrën spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
77-vjeçari bëri shaka me gazetarët para takimit të tij me Nerazzurrët sot. “Unë jam këtu vetëm për një kafe, si milanist, nuk më lënë të hyj”, tha ai duke buzëqeshur.
Monza është promovuar në Serie A për herë të parë në histori dhe njoftoi nënshkrimin e ish-kapitenit të Interit, Andrea Ranocchia në fillim të kësaj jave.
#Monza, #Galliani in sede #Inter: affondo finale per #Pinamonti
? @ivanfcardia pic.twitter.com/0r48O0EV20— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 23, 2022
/GazetaBlic Sport/


