Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti nuk ka kaluar.
Në mesin e ligjvënësve që votuan pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti, përveç atyre të PDK-së, AAK-së dhe LDK-së, ishin edhe ata të Listës serbe.
Të njëjtit votuan që t’iu mundësohet qytetarëve që të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Megjithatë, një nismë e tillë dështoi në Parlamentin e Kosovës.
Për këtë arsyeje, deputetët opozitarë kanë lëshuar sallën e Kuvendit.


