Lajme

E rëndë: Një 19-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Rahovec

06/23/2022 15:05
nga:Genita C

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një fshat të Komunës të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Gjakovës.

“Dyshohet për vetëvrasje, me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, kanë thënë nga policia.

Trupi i 19-vjeçarit sipas raportimeve dyshohet se është gjetur në fshatin Pataqan i Poshtëm.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…