Manchester United po kërkon me ngulm transferimin e Frenkie de Jong.
Zërat e ndryshëm nga mediat e huaja raportojnë se mesfushori holandez e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic Sport.
Barcelona nuk pritet të shqyrtojë asnjë ofertë nën 70 milionë euro, kurse “Djajtë e Kuq” duket se do e ngrisin ofertën për të.
Trajneri Erik ten Hag thuhet të ketë folur me lojtarin për ta bindur për transferim në ‘Old Trafford’.
/GazetaBlic Sport/


