Deputeti i VV-së, Armend Muja thotë se pas 20 viteve do të fillojë faturime për komunat veriore dhe sipas tij Kosova del konstruktive në dialog me Serbinë, raporton GazetaBlic.
“Pas 20 viteve do të fillojë faturimi për komunat veriore. Kosova del konstruktive në dialog, konform rekomandimeve letrës së sekretarit Blinken”, tha Muja.
Sipas Mujës, tashmë ka ndryshuar projekti politik pasi sipas tij qytetarët e Kosovës më 14 shkurt, treguan qartë, një projekt politik që nuk varet nga konjuktura politike apo nga Lista Serbe.


