Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare, ka folur për marrëveshjen që Kosova nënshkroi një ditë më parë me Serbinë në Bruksel për energjinë, shkruan GazetaBlic.
Ai thotë, se me këtë marrëveshje buxhetit të Kosovës do t’i kursehen dhjetra milion euro në vit.
“Pas më shumë se 20 viteve buxhetit të Kosovës do t’i kursehen dhjetra milion euro në vit të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike në veriun e vendit. Katër komunat në veri të Kosovës do të kalojnë në një rend të rregullt të furnizimit, faturimit dhe inkasimit dhe pagesave për konsumin e energjisë elektrike. Udhërrëhyesi i dakorduar në takimin e djeshëm në Bruksel do ta mundësoj këtë. BE-ja do ta mbikqyr zbatimin e tij. Kemi trashëguar shumë gjëra të cilat nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me ato të cilat mundemi dhe kemi trashëguar. Pra pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit”, deklaron Kurti.


