Tani që Interi ka rënë dakord me Chelsean për Romelu Lukakun, ata rifillojnë punën për Paulo Dybala, duke kërkuar nga agjenti i tij të zvogëlojë komisionin për transferimin e lirë.
Interi kishte vendosur në pauzë bisedimet e Dybala-s në mënyrë që të finalizonte marrëveshjen e Lukakut, por tani është koha që edhe ajo të përmbyllet, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai është një futbollist i lirë, por Nerazzurrët ende nuk kanë rënë dakord për kushtet personale, duke i kërkuar Dybala të zvogëlojë kërkesat e tij prej 8 milionë euro për kontratë dhe gjithashtu që Antun të ulë ndjeshëm komisionin e tij.
Ata më në fund pritet të arrijnë një marrëveshje page prej rreth 6 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset, ndërsa marrëveshja që ai kishte bërë me Juventusin në 2021 para se klubi të tërhiqej, vlente mbi 10 milionë euro në sezon.
Sky Sport Italia kupton se Interi është i inkurajuar në kërkesat e tyre nga mungesa relative e konkurrencës për Dybala, pasi ai nuk dëshiron Premier League, ndërsa Milani dhe Roma nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë as këto shifra.
/GazetaBlic Sport/


