Lajme

Ambasada amerikane deklarohet për marrëveshjen për energji: Palët të angazhohen urgjent në dialog

06/21/2022 17:49
nga:G B

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për marrëveshjen e arritur me Serbinë për energjinë, sot në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, thuhet se marrëveshja është dëshmi që kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

SHBA ka kërkuar qw tw dyja vendet tw vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter./Gazeta Blic/