Lajme

Lumir Abdixhiku mbron pak Isa Mustafën, i ka disa fjalë për Albin Kurtin

06/21/2022 16:54
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kryeministrit Kurti sot nënshkroi marrëveshje që në vitin kur ishte nënshkruar, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se sot qytetarët duhet ta dëgjojnë nga ai nëse këto marrëveshje do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka shtuar se LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e Kryeministrit Kurti sot nënshkroi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike për veriun e vendit. Ky udhërrëfyes përcakton implementimin e dy marrëveshjeve paraprake, të viteve 2013 e 2015 – të cilat Kosova asokohe i kishte lidhur me qëllim të ushtrimit të sovranitetit shtetar në gjithë territorin e vet.

Por, Kryeministri Kurti në kohën kur ishin arritur këto dy marrëveshje, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë. Sot, qytetarët e Kosovës, duhet ta dëgjojnë nga vet ai, nëse këto dy marrëveshje, të pranuara pa asnjë ndryshim e të proklamuara me plot meritë, do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë.

LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.