Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvijzës Vetëvendosje Armend Muja ka shkruar për marrëveshjen e arritur Kosovë–Serbi për energjinë, raporton Gazeta Blic.
Krejtë meritat për këtë marrëveshje, Muja ia ka faturuar kryeministrit Albin Kurti.
Reagimi i plotë i Amrend Mujës:
Pas 20 vite do të fillon faturimi i rrymës në katër komunat veriore të Kosovës. Kosova ka humbur qindra miliona euro ndërmjet 2000-2021. Pse tash po fillon faturimi? Të gjithë akterët mbesin të njejtë, ka ndryshuar Kryeministri dhe Qeveria në vitin 2021. Qytetarët e Kosovës përmes votës së tyre me 14 shkurt kanë vendosur për rikthim të autoritetit në veri – jo më referendume ilegale të Serbisë, jo më targa ilegale, jo më 41 milion euro humbje nga mos faturimi në veri. Këto probleme janë krijuar nyje dhe ndër vite për shkak të gabimeve të vazhdueshme 2000-2020, përfshirë varshmëria e Qeverive të Kosovës nga Lista Serbe dhe përfitimet e kastave të korruptuara politike nga mafia energjetike.
“U mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…” Isa Mustafa flet për marrëveshjen e energjisë


