Lajme

Nushi kthehet ‘pak’ në kohë, ia rikujton VV’së arrestimet që janë bërë duke kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë: Mungesë njerzillaku

06/21/2022 12:51
nga:Genita C

Anëtari PSD-së, Nol Nushi ka komentuar marrëveshjen e Energjisë mes Kosovës e Serbisë, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Nushi shkruan se jana dashur qindra arrestime e mijëra fjalime populliste që të nënshkruhet marrëveshja e njejtë me Serbinë, që dikur kundërshtohej nga VV-ja.

“Pra, nga viti 2013, qenkan dashur 9 vite kohe, qindra arrestime e lendime te aktivisteve, qindra tubime e takime, mijera fjalime populliste, qindra premtime elektorale, qe ne fund te nenshkruhet e njejta marreveshje me Serbine”, shkruan Nushi.

Nushi e quan këtë mungesë guximi politik.

“Kjo nuk eshte thjesht hipokrizi, as thjeshte humbje kohe. Kjo eshte mungese guximi politik e mungese njerzilleku”, përfundon Nushi.

15 shtator 2015 VV: Marrëveshja për Energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë