Marrëveshja për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua sot nga Besnik Bislimi, kundërshtohej fuqishëm nga VV-ja në vitin 2015, raporton GazetaBlic.
Vetëvendosje thoshte se një marrëveshje e tillë e legalizon ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe se e largon Kosovën nga unifikimi me Shqipërinë.

Ndërsa sot, udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.Në marrëveshjen që ka publikuar Lajçak, thuhet se ZRRE do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektrosever, pronare e cila është Serbia.
DOKUMENT: Krejt çka thuhet në marrëveshjen për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë


