Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Besart Krivanjeva.
Mbrojtësi 26 vjeçar vjen tek Gjilani pas aventurës tek Egnatia në Shqipëri, ku kishte punuar me Zekrija Ramadanin, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Gjilanit për transferimin e tij:
“?????????Ë ???????
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, shkruan SC Gjilani.
/GazetaBlic Sport


