Lajme

AAK kërkon debat parlamentar për ngritjen e çmimeve

06/20/2022 12:59
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me kërkesë të partisë së tij, në seancën e radhës do të diskutohet për ngritjen enorme të çmimeve.

Në këtë seancë sipas Tahiri do të flasin për masat konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.

“Janë disa çështje qe doja ti gris sot. E para ka të bëjë me një temë që për AAK është e rëndësishme ajo e ngritjes se çmimeve. Kosova është në një kolaps ekonomik. Kërkova që në seancën e radhës të trajtohen ngritja e çmimeve të flasim për masat konkrete”, tha ai.

“Sa i përket ecurive se seancës plenare, ne si Grup Parlamentar kemi vepruar e i kemi prezantuar dy amendamente. Tani janë në Kuvend.

“Ky ligj i pagës minimale nuk ka efekt. Pati efekt vetëm me na blloku Kuvendin. Për trustin jemi duke punuar. Shpresojmë që deputetët do të reflektojn딓Trustin janë duke e protestuar disa të punësuar që me disa kursime të veta me e zbut jetën e tyre”, tha në fund Tahiri.

Vlora Dumoshit si pëlqen protokolli, krahason mbledhjen mes dy qeverive të vitit 2016 me atë të këtij viti