Lajme

Vizita në shtëpinë e Thaçit, kjo është dhurata që mori Rama

06/19/2022 21:10
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta, së bashku me katër ministra të tij, derisa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

I pari i Shqipërisë nga kjo vizitë nuk doli duarthatë, pasi mori si dhuratë nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi.