Lajme

Cavusoglu takohet me Kurtin, flasin për avancimin e bashkëpunimit

06/19/2022 14:50
nga:Q R

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se me Kurtin diskutoi “për mundësitë për ta përmirësuar bashkëpunimin”.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksuam kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Cavusoglu është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.