Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, zbuloi një incident ku sulmuesi Lionel Messi tregoi anën e tij të zemëruar.
Paredes tha se donte të vriste veten për shkak të Messit, duke shtuar se shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte vërtet i zemëruar.
Incidenti në fjalë ndodhi gjatë një ndeshje të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve në vitin 2021, me PSG-në që fitoi 4-1 në ndeshjen e parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampionët francezë të Ligue 1 mundën Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5-2 për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Megjithatë, Paredes, tani ka kujtuar një përballje të ashpër me Messin nga ai duel.
“Ai [Messi] u zemërua, sepse unë kisha bërë një koment ndaj shokëve të mi, dhe ai më dëgjoi dhe u nxeh. Ai ishte vërtet i nervozuar. Donte të më vriste. Unë më pas doja vetëm të shkoja në shtëpi”, tha Paredes për Caja Negra duke mos zbuluar shumë detaje.
Paredes dhe Messi tani janë shumë më afër njëri-tjetrit.
Dyshja janë gjithashtu bashkëlojtarë në skenën ndërkombëtare me Argjentinën si dhe në nivel klubesh me PSG-në.
/GazetaBlic Sport


