Sporti

Zyrtare: Ndihmës trajneri i Manchester Cityt largohet nga detyra

06/17/2022 19:23
nga:E K

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka mbetur aktualisht pa ndihmës.

Ndihmës trajneri i ekipit të Cityt, Juanma Lillo është larguar nga detyra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai stinorin e ardhshëm do të udhëheq ekipi e Katar, Al-Sadd Sports.

“Koha ime në Manchester City ka qenë një nga periudhat më të këndshme të karrierës sime”, tha ai.

“Të punosh së bashku me Pepin dhe me pjesën tjetër të stafit teknik dhe me këtë grup lojtarësh ka qenë një kënaqësi dhe shpresoj të kem qenë në gjendje të luaj rolin tim të vogël në sukseset që kemi arritur në fushë”, përfundoi ai.