Komisioni i Venecias ka votuar sot dy opinionet ligjore të kërkuara nga qeveria, përkatësisht Kuvendi i Kosovës.
Bëhet fjalë për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lajmin në Facebook e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Pas votimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme”, shkruan ajo.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar vitin e kaluar nga Komisioni i Venecias një opinion ligjor mbi Koncept Dokumentin për Vettingun, ndërkaq sivjet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar opinionin mbi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Komisioni i Venecias nis shqyrtimin për vetingun në sistemin e drejtësisë


